Menjëherë pas fjalës së mbajtur të ish-kryeministrit Sali Berisha në “Foltoren” e rradhës, ka ardhur reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Twiter” Basha shkruan se sa e trishtueshme është të dëgjosh se sa “poshtë ka rënë Sali Berisha”.
Duke i konsideruar deklaratat e Berishës si “trillime”, ai ka thënë se asnjë e tillë nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, shkruan Basha.
Kujtojmë se në “Foltoren” e kësaj të diele lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar Lulzim Bashën, duke thënë se do t’i nxjerrë pabesitë eturpshme që ai ka bërë.
Ai tha se ka dijeni edhe për paranojën që Basha kishte, pasi mendonte se ishte nën përgjim nga ai.