Basha:”Beteja jonë është për të varrosur njëherë e mirë fenomenin e Ramës”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt Rrogozhinës për të takuar nga afër e biseduar me qytetarët. Nën një atmosferë të ngrohë, flamujve blu e thirrjeve “Basha, Basha”, qytetarët e Kavajës kanë mbushur rrugët për ta pritur Bashën.

Ai foli për ndryshimin e sistemit, i cili tha se nuk duhet të mbrojë të fortët e të pafuqishmit, ndërsa ndëshkon të dobëtit e më të pamundurit.

“Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më nga një njeri, por do jenë prodhim i vullnetit të qytetarëve. Ju do i përcaktoni kandidatët e ardhshëm të PD në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë ata nuk do jenë njerëz pa emër, fytyrë që ngrejnë thjesht kartonin. Fati i tyre lidhet vetëm me votuesin, vetëm me qytetarin. Do garantojmë që Parlamenti të mos jetë më noteri i qeverisë, por mbrojtës i interesave tuaja”.

Beteja e demokratëve sipas Bashës, ka në themel varrosjen e fenomenit Rama.

“Beteja jonë është për të varrosur njëherë e mirë fenomenin e Ramës, pushtetarit batakçi, të lidhur me krimin që shkatërron ekonominë, futet në shtëpitë tuaja, në xhepat tuaja për të pasuruar veten e tij dhe një grusht njerëzish”,- tha Basha.

Nga Kavaja, i pari i demokratëve nuk nguroi t’i jepte edhe një mesazh të qartë kryeministrit Rama, kur tha se nuk do të pranonte asnjë Pazar, apo kompromis, përveç atij që kërkojnë protestuesit shqiptarë.

“Nuk ka kthim pas në atë që kemi nisur. Nuk ka pazar, kompromis mbi sakrificën tuaj, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje të thellë politike, ku të realizohet ëndrra e çdo prindi, fermeri apo pensionisti të Rrogozhinës, për një Shqipëri europiane. Pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen falë jush”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Loading...