Basha,këndon himnin por ngatërron tekstin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu, së bashku me mbështetësit e tij, pasi dorëzoi mandatin në Kryesinë e Kuvendit.

Teksa mbajti një fjalim të shkurtër para qytetarëve, Basha paralajmëroi se do të ketë protesta në të gjithë Shqipërinë, teksa tha se do të shihen në çdo qytet së shpejti.

Pas fjalimit, Basha filloi të këndojë himnin e flamurit, por duket se në një moment është emocionuar dhe ka ngatërruar tekstin.

“Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshir’ e një qëllim,

Të gjith’ atij duke u betuar

Të japim jetën për shpëtim”.

Pra, në vend të “të lidhim besën për shpëtim”, Basha këndon “të japim jetën”

Loading...