Basha,Ramës: “Harroje se do mbash pushtet me dhunë.Në rastin më të mirë do lutesh, të kesh fatin e Nikolla Gruevskit”

Gjatë konferencës së tij për shtyp, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin se fundi i tij do të jetë më i keq se ai i ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Sipas Bashës, pushtet me dhunë nuk mund të mbahet.

“Harroje se do mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do lutesh, të kesh fatin e Nikolla Gruevskit.

Kemi fatin e mirë të jemi në zemër të kontinentit dhe aleancës euro-atlantike.

I vetmi mekanizëm që njeh perëndimi, votën e lirë, mund të gëzojmë edhe ne të njëjtën liri.

Që pushteti të mos jetë absolut ai duhet të jetë i ndarë në 3 kolona kryesore. Të treja këto pushtet sot janë në duart e një njeriu”, u shpreh Basha.

Loading...