Basha:”Thirrje policisë së Shtetit të mos lejojë daljen jashtë kufijve të të pandehurit Edi Rama”

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka dhënë një mesazh diplomatëve e miqve të huaj të Shqipërisë se opozitarët nuk janë popull i dhunës. Ai tha se pas dorëheqjes kryeministri Rama duhet të shkojë para drejtësisë dhe i bëri thirrje policisë të mos e lërë të dalë jashtë kufijve.

“Qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju deri në fitore. Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqiptarëve në 29 vite liri dhe pluralizëm do të vazhdojë pandërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit, për krimin dhe me krimin. Rama ik! Rama ik! Tju dëgjojë bota.

Ne kërkojmë për Shqipërinë tonë atë që na takon. Sytë e botës, Europës, SHBA-ve janë sot tek ky shesh dhe nga ky shesh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj. lulzim basha do qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë. unë besoj tek demorkacia europiane, besoj tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek shteti i së drejtës. Unë besoj tek ndarja dhe balancimi i pushteteve, unë besoj tek liria, demokracia dhe tek mundësia për çdo shqiptar. unë e di që se njësoj si unë, qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët ndershëm të Shqipërisë.

Dua t’ju them miqve tanë: ne nuk jemi popull i dhunës. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, të kapur në flagrancë duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës. Për Edi Ramën, dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë. I bëj thirrje policisë së Shtetit të mos lejojë daljen jashtë kufijve të të pandehurit Edi Rama”, deklaroi Basha.

Loading...