Bashkë dhe në botën tjetër/ Çifti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Bullgari

Dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari sot janë çifti shqiptar Gazmend Ukali me të fejuarën Albina Beluli.

Gazmend Ukali, festoi ditëlindjen e tij të 27-të dhe të fundit me 23-vjeçaren Albina Beluli, në Stamboll, para se të përfshiheshin në aksidentin tragjik që u mori jetën teksa po ktheheshin të relaksuar nga pushimet.

Gazmendi nga Kërçova dhe Albina nga Tetova ishin në mesin e 46 viktimave të konfirmuara nga aksidenti.
Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa ishte ky i fundit i cili e konfirmoi vdekjen e të riut, duke shprehur edhe keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015.

Loading...