Bashkë në operacionin e shpëtim-kërkimit,pjesëtari i grupeve të emergjencave serbe dhe ushtari shqiptar

Kur Ballkani zien nga debatet për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, kjo foto e mëposhtme flet jashtëzakonisht shumë.

Një pjesëtar i grupeve të emergjencave serbe, që kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në operacionet e shpëtim-kërkimit, bashkëpunon me një ushtar shqiptar.

Kjo foto po bën xhiron e rrjetit.

Nën dixhiturën “Dh.im.bja nuk njeh kufij”, qytetarët shprehin mirënjohjen me solidaritetin që forcat serbe dhe jo vetëm po tregojnë ndaj pasojave tragjike të 26 nëntorit. Edhe pse dy shtetas, të dy kombeve historikisht në përballje me njëri-tjetrin, fotoja e mëposhtme tregon se, jashtë politikës dhe interesave të saj, njerëzit mbeten njerëz pavarësisht pasaportës që mbajnë.

Loading...