Bashkëpronarja për zjarret te ‘Sarajet’: E kanë vënë trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar pallate

“Sarajet e Toptanit” në qendër të Tiranës u përfshi nga zjarri mesnatën e mbrëmshme. Sipas policisë zjarri ishte i qëllimtë, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur autorin, i cili vrapon pasi ka hedhur benzinë.

Një nga bashkëpronaret ka thënë për “ABC” se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar pronare. Vjollca Shkreli thotë se prej 15 vitesh janë në konflikt me bashkëpronarët e tjerë të godinës, monument kulture. “Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit.

E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate. Ne jemi në një k onflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe cuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovave, nuk është dorë e shtetit,” thotë ajo.

Ndërkohë, aktivisti Ervin Goci tha gjithashtu për ABC se godina është pa kujdes dhe e pa mirëmbajtur. Sipas tij rënia e zjarrit është skenë me projekte nga pas.

“Godina nuk ka një roje. Është pa kujdes e pa mirëmbajtur. I vetmi që kujdeset është një nga pronarët. E kanë ruajtur pronarët. Të arrijë dhe të dalë kryetari i bashkisë dhe flet për këtë.

Ç’punë ka, nuk e menaxhon ai këtë. Ky është një projekt që i përket ministrisë së Kulturës. Për mua janë për b urg ata që e kanë b raktisur. Unë e shoh si një skenë me projekte nga pas. Fakti është që këtu ka projekte për kulla,” u shpreh ai.

Loading...