Bashkëshortja e aktorit: ‘Thjesht fakti që e sheh në Tv s’ do të thotë që të ngop’

Ditën e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina.

Në një lidhje “Skype” nga Australia,

ajo tregoi se e ka ndjekur Visin gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP2” dhe se e ka marrë shumë malli.

“Kur je në distancë, minimumi është që një person do të ketë kontakt fizik ose në telefon,

do t’ia dëgjosh zërin. Thjesht fakti që e sheh në Tv s’ do të thotë që të ngop.

Para Tv e kap veten duke i fol televizorit. S’ i them të gjitha këtu se më vjen zor, por i them “të dua shumë, sa i mirë je”, tha duke qeshur ajo.

Loading...