Bashkia e Tepelenës i bashkohet fushatës “Të Pastrojmë Shqipërinë”

Bashkia Tepelenë zhvilloi sot, në kuadër të fushatës kombëtare “Të Pastrojmë Shqipërinë” aktivitet pastrimi me institucionet shkollore në gjithë njësinë.

Aksioni u shtri në disa zona të qytetit si dhe të fshatrave, ku u bë pastrimi i rrugëve, parqeve të pushimit, rrugica lagjesh, ambientet periferike të shkollave etj. Qëllimi i realizimit të këtij aksioni u bë për të sensibilizuar banorët si dhe fëmijët në ruajtjen e natyrës dhe kujdesit për ambientin, e cilësuar si “Edukim nëpërmjet pastrimit”./atsh

Loading...