Bashkia nis pastrimin pas protestës

Bidonat me ujë, qeset dhe degë pemësh të thyera u pastruan nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, pas përfundimit të protestës së opozitës. 

Punonjësit pastruan rrugë dhe lulishten pranë godinës së seancave plenare.

“Ajo që mbeti pas ishin një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës, por edhe tymuese të cilat u hodhën nga protestuesit”, tha bashkia e Tiranës.

Sipas bashkisë, ka pasur vandalizëm edhe ndaj pemëve duke hipur mbi to e duke i dëmtuar.

Menjëherë me largimin e protestuesve nisën nga puna punonjëset e bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët./atsh

Loading...