Bashkia thirrje qytetarëve në Vlorë nga moti i keq: Shmangni lëvizjet

Moti i keq ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, ndërsa meteorologët kanë parashikuar përkeqësim. Vlora është më e prekura nga stuhia dhe era e fortë.

Për rrjedhojë bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve vlonjatë që të shmangin të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Ndërkaq, dje autoriteti portual njoftoi pezullimin e lundrimit për anijet e vogla dhe ato të peshkimit.
Njoftimi i plotë nga Bashkia Vlorë:
Të dashur qytetare!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Loading...