Në puntatën e sotme në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Bashkimit dhe Alvisës. Takimi i tyre këtë herë është xhiruar në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë.
E pyetur nga Alvisa se pse zgjodhi që ta dërgojë në shtëpinë e tij, Bashkimi tha se kjo është gjëja më personale që ai mund të ndante me një vajzë.
Një koicidencë e çuditëshme në shtëpinë e Bashkimi që kishte lidhje me Alvisën, ishte edhe një pikturë që prindërit e konkurrentit e kanë blerë shumë vite më parë.
Në të shkruhej “drejt Vlorës”, ndërsa pasoi edhe komenti i Alvisës, e cila tha se “e keni ditur që do bëheni me Vlorën.”
Loading...