Bashkjetesë apo martesë?

Nga Oliver Burkeman

Nëse dëshironi një martesë të lumtur, a duhet që në fillim të bashkëjetoni? Një pyetje ndoshta pazakontë, për cilindo që do ta lexonte këtë në vitet1970. Por jo për pjesën tjetër prej nesh:këto kohë, është zgjedhja e mërzitshme normale, përveçse në mesin e disa popujve fetarë, për të cilët kjo pyetje as që duhet të ngrihet fare.

Megjithatë, kërkimet e vazhdueshme, duke përfshirë një studim të botuar në muajin shtator, e kanë lidhur bashkëjetesën me një rrezik më të lartë të divorcit. Pastaj sërish, studime të tjera vazhdojnë të zbulojnë të kundërtën, duke përfshirë një studim të bërë publik në muajin tetor, duke përdorur në mënyrë të habishme të njëjtin grupim të dhënash si ato të shtatorit.

Larg arritjes së harmonisë, duket sikur hulumtuesit po vëzhgojnë njëri-tjetrin nga skajet e kundërta të dhomës së ndenjes, duke pyetur nëse do të duhet t’i kalojnë 40 vitet e ardhshme të jetës së tyre, duke e zgjidhur këtë dilemë. Një pjesë e arsyes për këtë mospërputhje, nuk ka të bëjë me bashkëjetesën, por me llojin e njerëzve që jemi, kur vendosim nëse do të bashkëjetojmë. Nëse jeni rreptësisht fetare, do të keni më pak gjasa të ndërmerrni një hap të tillë para martesës, dhe ka më pak gjasa të ndaheni nëse gjërat nuk shkojnë mirë.

Ndërkohë, nëse jeni liberalë, që përpiqeni t’i skandalizoni anëtarët e moshuar të familjes duke bashkëjetuar, sigurisht që do të jeni më të gatshëm të mendoni për divorcin. Kjo ndihmon në shpjegimin se përse efektet e bashkëjetesë-divorc, duket se po zvogëlohen me kalimin e kohës.

Sot, falë ndryshimit të normave sociale, nuk janë vetëm ata që bashkëjetojnë, më të prirur të shkurorëzohen, por edhe të tjerët.

Në çdo rast, hulumtimet e tjera sugjerojnë se faktori vendimtar nuk është martesa apo bashkëjetesa, por mosha:cilado formë e “formulës” që zgjidhni, ka shumë më pak gjasa që të funksionojë nëse e bëni shumë herët në moshë, në krahasim me atë të mëvonshme.

Për aq sa ka një lidhje të vërtetë midis bashkëjetesës dhe divorcit, kjo ndoshta rrjedh nga aspekte të caktuara të pazakonta psikologjike të angazhimit. Bashkëjetesa duket si një opsion më i

lehtë që kërkon më pak përkushtim; në fakt është shpesh pjesërisht një përgjigje ndaj domosdoshmërisë ekonomike.

Por kjo sjell dy probleme. I pari është zhdukja e paragjykimve mbi kostot:sapo të keni bërë gjënë më të lehtë për disa vite, do të ndjeheni keq po të hidhni poshtë investimin, edhe nëse kjo duhet bërë. Së dyti, disa terapeutë argumentojnë, se bashkëjetesa nuk është një mënyrë shumë e saktë si një rrugëtim drejt martesës, pasi sa herë që përballeni me një krizë, nuk jeni të detyruar ta përballoni me gjithë zemër.

Në vend të kësaj, tregoni veten – me vetëdije ose ndryshe – se është vetëm një provë, nga e cila jeni të lirë të largoheni në çdo kohë. Kështu ju shmangni një llogaridhënie të vërtetë me çështjen e përputhshmërisë suaj në çift, dhe në këtë mënyrë rrezikoni të martoheni me personin e gabuar.

Fatmirësisht, siç është shprehur Alen de Boton në një ese të famshme, ju do të martoheni gjithsesi me personin e gabuar.

Partneri do të refuzojë të jetë në përputhje me idealet që ju projektoni mbi të, ose për t’ju mbrojtur nga çmenduria juaj; ai do të pengojnë planet që ju keni për jetën tuaj. Dhe e gjitha kjo pa ndonjë ligësi, thjesht pasi ai/ajo – ashtu si dhe ju – është njeri.

(Me përjashtim të rastit kur janë me një qëllim të keq, në këtë rast, ikni). “Zgjedhja e dikujt që duhet t’ja përkushtojmë veten tonë, është thjesht një rast i identifikimit të lloj-llojshmërisë së vuajtjeve, për të cilat do të dëshironim më shumë ta sakrifikonim veten”- përfundon De Boton. Dhe një nga gurët kilometrikë të jetës së të rriturve, do të pranoja unë, është kur ti e kupton që ky është në fakt një lajm i shkëlqyer.

“The Guardian” – Bota.al

Loading...