Në orët e para të mëngjesit të së hënës persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.
PËRDHOSJE E RIPËRSËRITUR I OBJEKTEVE TË KULTIT
Sot datë 03.06.2019 Katedralja “Apostull Pavli dhe Shën Asti” është përdhosur dhe bastisur nga persona të panjohur, duke dëmtuar arkën e qirinjve dhe të besimtarëve. Është për të ardhur keq që objektet e kultit bëhen objekte abuzimi dhe përdhosjeje.
Këto ngjarje tronditin ndërgjegjen e besimtarëve orthodhoksë, por edhe të gjithë atyre qytetarëve të ndershëm, të cilët respektojnë shenjtërinë e objekteve të kultit, pavarësisht se kujt komuniteti fetar i përket.
Përsa ndodhi u njoftuan organet e rendit, të cilat kryen mbledhjen e provave për zbardhjen e ngjarjes.