Batalioni i Dytë i Këmbësorisë dhe Batalioni “Komando” kryejnë operacion për shuarje zjarri në Përrenjas.

Efektivë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2kFT) dhe Batalionit “Komando”, të Forcës Tokësore i janë përgjigjur menjëherë situatës së Emergjencave Civile, të krijuar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu që në orët e para të mëngjesit, një masiv pyjor në fshatin Rrajcë, Përrenjas.

Trupat e nisura nga Tirana që në orën 04:00, pas marrjes së urdhrit për ndërhyrje, me të mbërritur në vendngjarje kanë kontaktuar me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe kanë nisur menjëherë operacionin për fikjen e flakëve masive.

Terreni i thepisur malor, ka rritur shkallën e vështirësisë së kryerjes së këtij operacioni. Megjithatë trupat e Forcës Tokësore, janë ende në terren duke punuar për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen totale të tyre.

AAF

Loading...