Analisti Baton Haxhiu, i njohur për miqësinë e ngushtë me kryeministrin Edi Rama ka publikuar një editorial me titull: “Të shkarkohet Ilir Meta!”. Pasi kritikon kreun e shtetit, Haxhiu ndalet të zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ku shkruan se personazhe si: Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj presin qe kriza të thellohet për të rifituar privilegjet e humbura, duke nenkuptuar rrezimin e kryeministrit.
Pikërisht për shkak të njerëzve të politikës si Meta, Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tyre të heshtur nga radhët e PS-së, si Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj.
Këta të fundit, në mënyrë të heshtur, janë në pritje të thellimit të krizës së Ilir Metës në mënyrë që t’i rifitojnë privilegjet e humbura.
Në fakt, vetë Bushati kur kishte humbur detyrën kishte dërguar një letër në Presidencë tek Meta, me vulë sekrete, kundër Ramës dhe Cakajt duke gënjyer me paturpësi. I njëjti ka vazhduar të flasë me pezëm e mëri kundër Ramës e Cakajt në vizitën e tij të fundit në Vjenë në kuadër të angazhimeve të tij në OSBE”, shkruan Haxhiu.
‘Sponsorizuesi’ i Gent Cakajt dhe Besa Shahinit këshillon Ramën të mos përgjigjet duke bërë makinacione politike ndaj këtyre njerëzve.
“Pikërisht ngaqë tashmë është krijuar një rreth kundërshtarësh politikë të cilët më nuk zgjedhin mjete për t’ia gërryer Ramës terrenin politik ngadalë, por sigurt. Në këtë situatë, Rama assesi nuk duhet të përgjigjet duke bërë makinacione politike ndaj këtyre njerëzve. Në fakt, Rama thjesht duhet të bëjë veprimin më dinjitoz kombëtar në kuadër të rrethanave aktuale: shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Shqipërisë”, përfundoi ai.