Batuta e Ramës:”Interistët jetojnë që një herë në jetë të humbë juventusi”

Si në cdo takim të kryeministrit Rama, edhe në këtëtë sotmin me studentë të Mjekësisë, nuk munguan batutat mes kreut të qeverisë e studentëve.

I ngacmuar nga një prej studentëve, tifoze e Interit, Rama shfrytëzoi rastin të japë mesazhin se mbyllja e basteve sportive ka shtuar paratë në xhepat e atyre që tifozerinë e shprehnin në vendosjen e skedinave.

“Interistet jetojnë që një herë në jetë të humbë juventusi, e di sa lekë i kam kursyer me mbylljen e basteve tifozëve të interit.

Fituesit më të mëdhenj të mbylljes së basteve janë interistët” – tha ndër të tjera Rama në përgjigje të studentes, që i solli në vëmendje humbjen e Juventusit

Loading...