Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje në shumë prej qyteteve të vendit, ndër to edhe Vlorën.
Një qytetar ka xhiruar një video, ku me ironi kërkon nga të gjithë turistët që të vijnë në qytet vetëm nëse dinë not.
Duke publikuar pamjet nga një prej rrugëve të qytetin, ai përsërit disa herë kushtin, duke i paralajmëruar për rrezikun se mund të mbyten.
“Ndodhemi në rrugën Albano-Romina në Vlorë, dhe ju mirëpresim, e theksoj prapë ata që dinë not, ata që s’dinë not mos të vijnë në Vlorë se mbyten, kjo është Vlora jonë”, dëgjohet të thotë qytetari.
Loading...