Bayerni i Mynihut nuk ndalet këtë vit teksa ka koleksionuar trofeun e 5-t në harkun kohor të disa muajve.
DfB Pokal, Bundesliga, Champions League, Superkupa e Europës dhe tani e Gjermanisë do të shënojnë një vit historik për bavarezët.
Por kësaj radhe Bayern i Mynihut ka pasur një sfidë tejet të vështirë ndaj Dortmund. Edhe pse kaluar në avantazh të dyfishtë me Tolisso dhe Muller, Brandt dhe Haland shokuan vendasit duke barazuar rezultatin.
U desh një gabim në mbrojtje në minutën e 82-t që Kimmich të tentojë të 3-in, dhe më pas të shënojë një gol ‘absurd’ teksa ishte shtrirë.
Gjithsesi Bayern po tregon se këtë vit nuk ndalet teksa ka shansin të fitojë dhe trofeun e 6-të, atë të Kupës së Botës për klube.