BE bën lëvizjen urgjente, shpërndan pilulat e jodit

Mbështetja e Lituanisë për refugjatët nga Ukraina u nënvizua nga Komisionerja e Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore Stella Kyriakidou në një konferencë shtypi në Vilnius.

“Mbështetja jonë për Ukrainën është e vazhdueshme dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, vuri në dukje Kyriakidou, duke theksuar se “më shumë se 1300 pacientë ukrainas janë transferuar për trajtim në spitalet evropiane.”

“Ne kemi dorëzuar gjithashtu 5 milionë tableta jodi në rast emergjence bërthamore”, tha Komisionerja Evropian.

Ajo tha gjithashtu se BE ka ngritur qendra mjekësore në Poloni, Rumani dhe Sllovaki për të lehtësuar transportin e pacientëve që ikin nga lufta në Ukrainë.

Loading...