BE-ja merr vendimin rreth hapjes së fluturimeve

BE ka shtyrë edhe për 30 ditë ndalimin e flurimeve.

Komisioni i Bashkimit Europian ka kërkuar që kufizimet e udhëtimit drejt BE të zgjaten deri në mes të qershorit. Autoritetet e Brukselit kanë bërë këtë propozim për shkak se situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme.

Sipas gazetares gjermane “Der Spiegel”, për të frenuar pandeminë, të gjitha vendet e BE, përveç Irlandës, si dhe vendet jo-anëtare si Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtejni dhe Islanda ranë dakord në mes të marsit që të kufizonin udhëtimet në BE që nuk ishin absolutisht të nevojshme.

Ndalimi i hyrjes u zgjat sërish një muaj më parë, por afati skadon më 15 maj. Tani duhet të zgjatet edhe 30 ditë deri më 15 qershor. Përjashtime nga kufizimet aplikohen për qytetarët e BE, mjekët dhe infermierët mes të tjerësh.

Secili vend mund të vendosë vetë për këto kufizime të hyrjes. Kontrollet në kufijtë e brendshëm do të mbeten të pandikuara prej këtij propozimi të Komisionit Europian. Së fundmi ka pasur kërkesa në rritje që Gjermania të heqë kontrollet në kufij me vendet fqinje.

“Qëllimi ynë primar është që të rikthejmë një zonë Schengen plotësisht funksional sa më shpejt që të na e lejojë situata shëndetësore,” tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson. Vetëm më pas mund të hiqen kufizimet në kufijtë e jashtëm.

Loading...