BE jep 4 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit në Shqipëri

Diten e sotme u nënshkrua mes ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe koordinatorit të OKB në Shqipëri Brian William marrëveshja që aktivizon menjëherë fondet e BE për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.

BE i dha 50 milionë euro grant Shqipërisë në luftën ndaj COVID-19, nga të cilat 4 milionë euro për pajisje mjekësore. William shprehet se BE ndihmoi Shqipërinë në kohën e duhur teksa kujton se dhe SHBA është pranë.

Në një video- konferencë të përbashkët, e pranishme ishte dhe ministrja Manastirliu e cila i falenderoi për shkak se Shqipëria mund të përdorë menjëherë fondet për pajisje mjekësore.

VIDEO- KONFERENCA

BRIAN WILLIAM: Solidariteti ynë sot duhet të jetë i po asaj shkalle që është dhe kriza. Për të adresuar COVID-19 bota duhet t’i përgjgijet në një masë prej 10% të prodhimit të brendshëm bruto

Dhe mua më vjen mirë që të bëj fjalën në veprim. Ju falenderoj Soreca për lidershipin tuaj si ambasador i BE dhe mbështetjen për Shqipërinë.

Qeveria shqiptare duhet përgëzuar për masat e saj të shpejta dhe të plota për distancimin fizik, testimin, gjurmimim, për komunikimin e informacioneve të gjitha me qëllim për zbutjen e kurbës.

Pëtgërzime ministrja Manastriliu, Ramës dhe qeverisë për bashkëpunimin kolektiv. OKB ju mbështet. Mbështetja e BE në këtë moment është në kohën e duhur.

Kombet e Bashkuara janë të kënaqura të mbështesin Ministrinë. UNOX është angazhuar në të gjithë rajonin për të mbështetur. Kolegia ime Freja van Grud, nuk mund të ishte sot këtu prej COVID-19 por më lejoni të shpreh angazhimin e UNOX sa më shpejt që mund të punohet në këto kushte.

Pikërisht përmes partneriteteve të tilla njerëzimi mund të mbrohet nga koronavirusi dhe të mbrohet .

LUIGI SORECA: Të nënshkruajmë kontratën përpara se t’ja kalojmë fjalën ministres. Shumë i kënaqur të kryejmë këtë kontratë në mënyrë të menjëhershme pas dhënies së fondit.

OGERTA MANASTIRLIU: Faleminderit ambasadori Soreca për udhëheqjen por edhe Ëilliams për çfarë ka bërë. Së pari më lejoni të shpreh mirënjohjen për reagimin e menjëhershëm nga BE për luftën kundër koronavirusit. Kjo mbështetje që po I jepni Shqipërisë për të luftuar këtë armik të përbashkët do të jetë një punë e përhershme. Për gjitha sistemet tona po përballen me një krizë të paprecedentë, ekonomitë tona dhe shoqëritë tona. Shqipëria reagoi në mënyrë të shpejtë si distancimi social, izolimi, masa që u vunë në zbatim në mënyrë të menjëhershme dhe kanë dhënë rezultate.

Sot që flasim kemi 304 raste të konfirmuara me anën e ndërhyrjeve dhe masave, kemi parandaluar mbingarkesën e sistemit shëndetsor. Do të blejmë më shumë kohë për të forcuar mbështetjen që po japim. Kjo është një situatë që po përballemi të gjithë . Është një sitautë që nuk mund të luftohet brenda kkufijve të një vendi të vetëm. Mbështetja e BE e cila do të jepet me anën e UNOX është një mbështetje e menjëhershme për Shqipërinë.

Me anën e kësaj mbështetje do të kemi mundësi të mobilizojmë më shumë burime për të mbështetur sistemin shëndetësor për të sotmen dhe të nesërmen. Dhe pikërisht ndihmesa që po na jep BE me anën e këtyre mjeteve reanimatore, ventilatorëve, ambulancave, me pajisjet e ndryshme të rrezeve X do na ndihmojnë për të luftuar, dhe jo vetëm për të diagnostifikuar rastet. Për këtë arsye ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj kaq të shpejtë dhe që fondet të aktivizohen menjëherë dhe të jenë në dispozicion.

LUIGI SORECA: Më lejoni ta mbyll këtë ceremoni duke ju kujtuar që të respektoni rregullat dhe të qëndroni në shtëpi. Na prek të gjithëve dhe mund t’ja dalim nëse jeni bashkë.

Loading...