Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca do mbështesë restaurimin e Parkut Arkeologjik Bylis si dhe projekte të tjera gjatë 2019.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë takimit të zhvilluar me ambasadorin e BE-se Soreca, ku u diskutua për bashkëpunime mes dy institucioneve.
“Takim shumë i mirë pune me Ambasadorin e ri të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.️ Kënaqësi është bashkëpunimi me Ambasadorin napolitan që ka gjetur te edukimi kulturor dhe te kultivimi i së bukurës forcën e mendjes për diplomacinë e drejtësinë ”, shprehet Kumbaro.
Ambasadori konfirmoi se BE do të investojë në këtë aset të rëndësishëm njësoj siç bëri edhe në Parkun e Apollonisë. Sipas ministres, restaurimi i trashëgimisë historike inkurajon turizmin kulturor dhe sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale dhe ekonominë.
ATSH Nga Adela Alla