Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e radhës që do të ndërmarrë në kuadër të avancimit të Axhendës Dixhitale.
Kjo u konfirmua sot nga Komisionerja e Bashkimit Europian për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë, Mariya Gabriel, e cila u prit në një takim nga zv.kryeministrja Senida Mesi.
Gjatë takimit, u diskutua mbi fokusin e qartë që ofron Axhenda Dixhitale dhe mbi progresin e bërë nga Shqipëria, mbi sigurinë kibernetike, si dhe mbi marrëveshjen e re për uljen e tarifave Roaming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndër të tjera u vlerësua progresi i madh që ka bërë Shqipëria në drejtim të aftësimit dixhital, promovimit të ‘start up’-ve në fushën e dixhitalizimit dhe inovacionit.
Në këtë kuadër, Mesi shprehu bindjen e plotë se, “do të vijojë puna e nisur në bashkërendim mes qeverisë, botës akademike dhe bizneseve”./atsh