BE mund të mbyllë kufijtë me SHBA-në, asnjë amerikan nuk hyn në Europë gjatë verës

BE mund të ndalojë udhëtarët amerikanë të hyjnë në Evropë gjatë verës për shkak të ashpërsisë së shpërthimit të koronavirusit.

BE tani po mat situatën nëse do t’i ndalojë udhëtarët amerikanë të hyjnë në Europë për shkak të agresivitetit të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ditët e fundit, citon Lajmi i Fundit.al.

Zyrtarët e Bashkimit Europian janë në proces të hartimit të listave për të përcaktuar se kush mund të hyjë në bllok që nga 1 korriku bazuar në mënyrën se si vendet po e menaxhojnë rastet e tyre aktuale me COVID-19, raporton New York Times.

Sipas një draft liste, amerikanët do të ndalohen të hyjnë në BE sepse SH.B.A. nuk ka arritur të kontrollojë pandeminë COVID-19.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë rastet më të shumta me koronavirus në botë dhe po përjetojnë një rritje të infeksioneve të reja, do të përfshihen në të njëjtën kategori si pikat e nxehta, Brazili dhe Rusia, përcjell Lajmi i Fundit.al.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë për këtë masë të BE-së.

Infektimet me Covid-19 në të gjithë SHBA tani kanë tejkaluar 2.3 milion dhe më shumë se 120,000 amerikanë kanë vdekur.

Brazili aktualisht ka 1.1 milion infeksione dhe Rusia pason me afro 600,000 raste. Mbretëria e Bashkuar aktualisht ka 307,000 raste, Spanja ka 246,000 dhe Italia 238,000.

Një diplomat i BE tha se Komisioni Ekzekutiv i bllokut kishte propozuar tre kritere për lejimin e udhëtarëve nga këto vende, përfshirë situatën epidemiologjike të atij vendi.

Megjithatë, vendet anëtare të BE-së duhet të përcaktojnë cilat duhet të jenë matjet dhe pragjet përkatëse, transmeton Lajmi i Fundit.al.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni Europian rekomandoi që blloku gradualisht të rihapë kufijtë e tij për udhëtarët nga korriku dhe të përdorë tre kritere për të vendosur se nga cilat vende do të lejohen vizitorët.

Kriteret përfshijnë vendet që e kanë COVID-19 nën kontrolli më shumë se mesatarja e BE-së.

Shtetet e BE-së do të diskutojnë mbi kriteret këtë të Mërkurë, megjithëse nuk ka asnjë garanci se do të merret një vendim i formës së prerë.

Në mars, kur rastet ishin në rritje në Evropë, Trump ndaloi shumicën e qytetarëve të BE-së të hynin në Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për të frenuar shpërthimin atje, vendim që zemëroi jo pak zyrtarët e BE-së.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dukej se kishin frenuar shpërthimin për disa javë në maj, rastet e përgjithshme u rritën 25 përqind javën e kaluar, sipas një analize të Reuters.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit.al

Loading...