Beatrix i thotë ‘të dua’, ja reagimi i Donaldit…

Një lidhje që vazhdon të mbetet e komentuar.

Çifti i “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes si për momente romantike si për zënkat e përplasje.

Në një moment çifti në sfond kishte një këngë labe të cilën po e këndonin dhe këngëtarja u shpreh se ndihet e lumtur që edhe Donaldi është i lumtur.

“Po e shijoj, lumturia jote është dhe lumturia ime. Të dua”, i tha Beatrix dhe i dhuroi një puthje.

Por teksa mendonim që edhe Donaldi t’i thonte të paktën “Edhe unë të dua”, në fakt përgjigja e tij nuk ishte e tillë.

“E mora vesh”, i tha ai Beatrix-ës dhe i kërkoi të vazhdonte kërcimin.

Loading...