Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj, ka qenë në krye të mediave rozë për gjatë këtyre muajve të fundit ku ishte edhe pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë kësaj kohe që këngëtarja ishte pjesë e këtij formati zyrtarizoi lidhjen me aktorin, Donald Veshaj e që u gjykua shumë nga ndjekësit nëpër rrjete sociale.
Ndërsa, të martën mbrëma pjesë e spektaklit ishte edhe ish-banorja, Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e ish të dashurës së Donaldit, Borës.
Në momentin që ishtë duke u zhvilluar një debat në mes Semit dhe Beatrixës, kjo e fundit kishte marr një mesazh nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili i kishte shkruar: “Vriti me butësi”.
Këtë mesazh e publikoi vetë këngëtarja kosovare, e cila shkroi:
“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë. Është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes. Nuk e di ku do të isha pa ty. Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falenderuese për ty”.
Por, ndjekësit këtë mesazh të Albanit e kanë parë si një këshillë mbi qëndrimit e Beatrixës ndaj Semit./Express