Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë sot për herë të parë në emisionin ’Fan Club’ pas daljes së saj nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’
“Më ka marrë malli për të gjithë. Janë bërë si familje për mua. Më kanë dhënë dashuri pa kushte, mezi po ndahesha me ta pasi jam lidhur shumë me a. I konsideroj shumë të afërt”, u shpreh ajo.
E pyetur se si ka qenë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, këngëtarja e njohur tha se ka kaluar në disa faza.
“Kam kaluar disa faza pas daljes. E para kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat, që e kisha ndrydhur veten, isha futur në një botë shumë të errët. Në atë gjendje nuk kisha mundësi të mendoja pak pozitivisht.
Faza e dytë ishte kur vendosa në peshore gjërat e mira dhe të këqija, e pashë që kishte shumë më të mira. Por ditët e para kanë qenë shumë të vështirë. E kisha të vështirë të lidhesha me realitetin, ai rrugëtim kishte përfunduar, isha në shtëpi me familjen time.
Kisha dalë por nuk po arrija ti shijoja, e prandaj nisa të shkëputesha. Kur e shikoj e shikoj për Donaldin, por tani më pak. Më ka marrë malli shumë. Emocionohem shumë kur e shoh se edhe atë e ka marrë malli”, tha Beatrix.