Beatrix Ramosaj me pankartën më ‘pikante’ në protestë: ‘Si i thuhet në shqip, jo domethënë jo’

Qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme në protestë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë në shenjë solidariteti me rastin e përdhunimit të së miturës në Prishtinë.

Mes tyre kishte edhe shumë personazhë të njohur që nga ish-konkurrentët e Big Brother, si Beatrix Ramosaj, Fifi, Monika Lubonja, Kledi dhe Sheila.

Ramosaj kishte sjellë në protestë edhe një pankartë picante një shprehje që u bë virale gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip.

Në protestë ka qenë edhe Bora Zemani e shoqëruar nga nëna dhe djali i saj si dhe dy mikesha të ngushta, si dhe emra të njohur të ekranit dhe skenës si Anxhela Peristeri dhe Jonida Shehu.

Protesta nisi pas orës 18:30 në sheshin “Nënë Tereza” dhe më pas qytetarët marshuan drejt kryeministrisë për t’u ndalur te sheshi “Skënderbej”.

Loading...