Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Bebe Rexha dhe Dua Lipa, shqiptaret nominohen për Grammy

Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Dy vajzat shqiptare u nominuan në Grammy, ku konkurrojnë përballë njëra-tjetrës. Dhe pasi mori vesh lajmin e pabesueshëm, Bebe ka ardhur me një mesazh për të gjithë vajzat shqiptare.

“Dy vajza shqiptare u nominuam për 2 Grammy. Në zemrën time ne tashmë kemi fituar. Për të gjitha femrat shqiptare dhe femrat anembanë botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni të thyeni barrierat,” shprehet këngëtarja Bebe Rexha.

Dy yjet e muzikës do të jenë konkurrente me njëra-tjetrën në kategorinë “Artisti/artistja më i/e mirë” në Grammy. Kur morën vesh lajmin, të dyja u përlotën pasi konsiderohet si një vlerësim i madh për karrierën muzikore.

Për këtë çmim që do të jepet me 10 shkurt 2019 konkurrojnë edhe Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith. /atsh

Loading...