Bebe Rexha është nisur drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me kauzën e vendit të origjinës së saj.
Ajo ka ardhur të sjellë kontributin e saj për personat e prekur nga tërmeti dhe është siguruar që ndihma e saj të shkojë në vendin e duhur.
Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti.
“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam.
Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar.
Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.
Loading...