‘Bebi juaj ka vdekur’/ Mjekët mashtronin nënat dhe ua shisnin fëmijët për 5 mijë euro

Anëtarët e një sindikate e konsideruar “korrje foshnjash” dhe trafikim të fëmijëve janë arrestuar në Gana.

Këto arrestime vijnë pas një operacioni të ashpër ku dy foshnje iu shitën hetuesve për rreth 5,000 dollarë, më saktë 4800 dollarë secili. Dy djemtë e shpëtuar tani janë nën kujdesin e autoriteteve.
11 të dyshuarit përfshijnë dy mjekë, katër infermierë, dy nëna, dy oficerë të mirëqenies sociale dhe një mami.

Ata dyshohet se po operonin në objektet shëndetësore në kryeqytetin Akra dhe qytetin fqinj të Temas. Autoritetet besojnë se disa prej nënave mund t’u jetë thënë se foshnjat e tyre kishin vdekur pas lindjes.

Ata thonë se të tjerët që nuk ishin në gjendje të kujdesen për të sapolindurit e tyre, mund të jenë inkurajuar t’i shesin ato.

Thomas Naadi i BBC-së në Akra thotë se çështja ka qenë një befasi për shumë persona në Gana, ku bisedat për “korrje foshnjash” nuk janë të reja, por deri më tani nuk kishte pasur prova të praktikës së shitjes së tyre.

Loading...