Bebja lind në autobus – Agjensia i ofron udhëtime falas deri në moshën 18-vjeçare

Në autobusin e linjës FlixBus që po udhëtonte nga Barcelona për në Bruksel ndodhi një gjë e pazakontë.

Një grua solli në jetë fëmijën e saj në autobus.

Nga raportimet në mediat e huaja bëhet me dije se nënës së re i filluan dhimbjet e lindjes teksa po udhëtonte për të vizituar familjen e saj.

Ishte bashkëshorti i cili njoftoi shoferët e autobusit që gruaja e tij ishte gati për të lindur sepse i kishin plasur ujërat.

Shoferi në timon Guillaume Moity arriti që të ndalonte autobusin në një stacion të afërt ndërsa shoferi zëvendësues, Jérôme Cavasse mori në telefon shërbimet e emergjencës.

Pasi lindi foshnjen, e cila ishte një vajzë gruaja u dërgua në spital dhë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj vajza do udhëtojë falas në FlixBus derisa të mbushë 18 vjeç.

Loading...