Biznesmeni italian, Francesco Beccheti, konfiskoi 20 milionë eurot e para nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Për këtë gazetari Klodian Tomorri thotë se ai do të vazhdojë të marrë çdo qindrakë që Shqipëria fiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën e plotë të gjobës.
Me anë të një postimi në Facebook, Tmorri shkruan se qytetaret shqiptare do te paguajnë miliona euro të tjera nga taksat e tyre për të financuar albcontrolin sepse ky, sipas tij, është burimi i vetëm qe ka albcontrol.
“20 milionë euro i mori. Madje do të vazhdoje të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësoje shumën e plotë të gjobës, që tani ka vajtur 130 milionë euro. Pirje gjaku deri ne pikën e fundit.
Veç kësaj qytetaret shqiptare do te paguajnë miliona euro te tjera nga taksat e tyre për të financuar albcontrolin tani sepse ky është burimi i vetëm që ka albcontrol.
Për vite te tera hapësira ajrore e Shqipërisë do punoje për Becchettin falë tre musketiereve. Te madhit, sekretarit te madhit dhe kandidatit për te pasuar te madhin.
Këta morën për tekat e tyre valët e një televizioni modest dhe dhanë në këmbim hapësirën ajrore te Shqipërisë”, shkruan Tomorri.