Befason kryebashkiaku djeg karrigen para popullit: “S’kam etje për pushtet”

Vështirë se kjo do ndodhte në Shqipëri por një kryebashkiak në Turqi ka befasuar me veprimin e tij së fundmi.

Partia e Rexhep Taip Erdogan vërtetë pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet lokale të 31 marsit, pasi humbi Anakranë, Stambollin dhe Izmirin, por me gjestin e Mehmet Gürbüz ka fituar shumë.

Anëtari i AKP-së që fitoi besimin e votuesve në bashkinë e Elbistanit, vendosi të nisë mandatin e tij si kryebashkiak në një mënyrë të pazakontë.

Ai e mori karrigen nga zyra e tij dhe e nxori në sheshin e qytetit që ndodhet në provincën jugore të Kahramanmaras, e më pas i hodhi benzinë dhe e dogji atë.

I rrethuar nga mbështetësit e tij, Gürbüz duke djegur karrigen e tij dha mesazhin se ai nuk ka etje pushtet. Ai u tha mbështetësve se ata duhet të jenë modestë dhe të punojnë bashkërisht për të kapërcyer çdo vështirësi e ofruar qeverisje cilësore

Loading...