Befason Lei Kraja: Roberti mund të ishte i dashuri im

Lei Kraja është partnerja e Robert Berishës në “Dance with me Albania”.
Lei Kraja që nga fillimi i këtij edicioni të “DWM”, është komentuar në shtypin rozë.

Mbrëmë, Lei ishte e ftuar në “Shiko kush Luan”, ku bashkë me mysafirët e tjerë u bë pjesë e lojërave të asaj puntante.

Në një moment, Lei u pyet ” “Nëse nuk do të ishe e martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”.

Ajo u përgjigj me “Pse jo”, duke shtuar se Roberti është i pashëm, ka trup për tu admiruar dhe tipi i tij është tërheqës.

Por, më pastaj ka sqaruar se kjo përgjigje ishte vetëm në kuadër të lojës, pasi një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, Roberti është i martuar dhe po ashtu këngëtari kishte deklaruar se Lein e ka si motër. /Lajmi.net/

Loading...