‘Behej xheloz’, shqiptari abuzon me të bijën: Nëna ime dhe unë ishim të…

Një 14-vjeçare shqiptare në Treviso të Italisë ka akuzuar babanë e saj 46-vjeçar se ka abuzuar seksualisht me të për një vit me radhë.

Nëna e vajzës e zbuloi të vërtetën të shtunën e kaluar. Ajo ishte dhunuar vazhdimisht nga i shoqi.
Një ditë, ajo i tha vajzës së saj “Dua të vdes”. Aty e bija rrëfeu ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të ëmës të mos e lërë vetëm me të atin.

Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme. Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

E mitura tha se në fillim i ati e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas e kishte abuzuar atë seksualisht.

Gjatë rrëfimit mes lotësh ajo ka treguar se i ati ishte xheloz për të. “Nëna ime dhe unë ishim të tijat pa kushte. Nuk fola më parë sepse ai më kërcënoi“, deklaroi ajo.

Loading...