Bëhet baba për 28 Nëntor,reperi shqiptar i vendos djalit emrin patriotik

Reperi i njohur për temat patriotike, Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të parë. Bashkëshortja e Arian Agushit ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Goldi me anë të një postimi në Instagram, teksa njofton se vogëlushin e pagëzoi me emrin Gueril.
Ai shprehet i lumtur që djali i tij erdhi në jetë në një datë që është e shënuar për shqiptarët, më 28 Nëntor.
“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.

O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.

Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.

Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…

O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, ka shkruar Goldi.

Loading...