Bëhet nënë për herë të dytë moderatorja e njohur

Floriana Garo është bërë nënë për herë të dytë.

Pas vajzës, ajo ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Floriana me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku publikon një foto të dorës së vogëlushit saj.

Në postim ajo ka zbuluar edhe emrin e djalit, të cilin kanë vendosur ta quajnë Priam.

“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë. E shijofsh sa më shumë çdo moment! Të duam pa fund! 23. 12.2019”, shkruan Floriana.

Loading...