Behgjet Pacolli ‘marroset’ pas Ramës: ‘Kryeministri që dua, ka dashuri të paparë’

Sot në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka nisur nga puna edhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës.

Në këtë nisje ka marrë pjesë edhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli i cili njihet për raportin e ngushtë me kryeministrin Rama.

Gjatë fjalës së tij Pacolli shpërtheu në lëvdata ndaj kryeministrit Rama duke e konsideruar shembull dhe kryeministri që ai do të ketë.

Behgjet Pacolli: Ky është kryeministri që unë preferoj, një kryeministër me energji të paparë, një kryeministër me dashuri dhe dëshirë shumë të madhe për të ndryshuar Shqipërinë.

Kryeministër ja keni ndalë kësaj pune, ju përgëzoj në rrugëtimin tuaj, jeni duke punuar për qytetarët më të mirë dhe ne kemi të drejtë të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për vetveten dhe për gjithë miqtë tanë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”, tha Pacolli.

Loading...