Bëhuni gati, sepse Alban Skënderaj dhe Elgit Doda do të na tregojnë ‘parajsën’ me një super këngën e re

“Parajsa ime” do të titullohet kënga më e re e Alban Skënderajt dhe Elgit Dodës, për të cilën po punonin prej disa kohësh.

Ky projekt i ri do të vijë si qershia mbi tortë këtë verë, për të na treguar “Parajsën” që do të na shoqërojë gjatë temperaturave të nxehta.

Në llogarinë e tij në Instagram, Albani ndau pamje nga videoklipi i këngës së re, i cili është xhiruar në bregdet.

Në klip shfaqet një grup vajzash e djemsh, të cilët kërcejnë e festojnë me pije në dorë.

Projekti i dy djemve do të publikohet ditën e nesërme në orën 16:00, ndaj fansat duhet të presin edhe disa orë.

“Je spirance ne detin tim ⚓️
Je kripe e veres time 🌊“- është një pjesë e tekstit të “Parajsa ime”.

Duket se pas karantinës djemtë po kthehen fuqishëm dhe ky është lajmi që të gjithë donim të dëgjonim këto ditë!

Loading...