ZIJA Çela
BEKUAR KETO DUAR!
E ndaloi makinen per ta takuar dhe e degjove kur e pyeti:
Nga vjen? Kam qene te nje fermer per me kosite.
Po ku shkon? Po shkoj te nje fermer tjeter per me korre, u gjegj prape ai. Pastaj doli nga ana e kundert e makines, qe te takonte mikun e mikut te tij.
Kur ma dha doren (Rexhep Kerciku fotografoi ne cast), ndjeva menjehere sa abrazive ishte.
Desha ta shihja nga afer si ishte gdhendur ai reliev aq i ashper ne mish, prandaj ia mbajta pellemben para syve.
Shihja e murmurisja pa ze, bekuar, bekuar keto duar, prej te cilave hame buken e perditshme!
Ky mundimtari shetites, a thua se e nuhati ofshamen time, me nje buzeqeshje gjithe dritesim, ma ktheu shpejt:
“E di, une e di se edhe ti ke kallo. Por nuk i ke ne duar, i ke ne krye.” Dhe keto fjale punetorit argat prej shpirtit fisnik i rridhnin.