Belind Këlliçi: “Arrestoni Ramën, Gjiknurin, Veliajn dhe hajdutët e votave jo ne.Votime me 30 qershor nuk ka”

Dhuna dhe agresiviteti i Policisë së Shtetit nuk ka kursyer sot as ish deputetë dhe as zyrtarë të PD-së në rrethe të ndryshme të vendit.

Madje ka arritur deri aty sa i ka shoqëruar për disa orë nëpër komisariate.

Një rast i tillë është edhe ai i kryetares së FRPD në Mat, Denisa Vata.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili publikon edhe foton e Vatës nga komisariati i Matit.

Ja çfarë shkruan Belind Këlliçi:

Policia ne vend te arrestoje Edi Ramen, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe hajdutet e votave, vendos te arrestoje Denisa Vaten, Kryetaren e FRPD Mat, meqe sebashku me mijra qytetare e te rinj matjane, sot dolen ne mbrojtje te Kushtetutes dhe Dekretit te Presidentit te Republikes ????

Votime me 30 qershor nuk ka. Asnje hap pas drejt Shqiperise si e gjithe Europa…

Loading...