Në koment të kësaj akuze, Balluku tha se bëhet fjalë për baltë pas çdo pune të mirë, çdo projekti që gjeneron punënësim e mirëqënie për çdo shqiptar.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Punimet për aeroportin e Kukësit u deklaruan të hapura gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorë të qarkut të Kukësit, ndërsa projekti pritet të hapë vende të reja pune dhe të gjenerojë zhvillim ekonomik për gjithë zonën. /atsh/
Loading...