Beniada bëhet xheloze për Arditin dhe i shpreh ndjenjat: ‘Ik te ajo ik se sa erdhi ajo u gjallërove, e kape, e puthe, ik tani…’

Beniada dhe Arditi janë afruar shumë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, gjë që është diskutuar që javën e parë. Madje ata ishin dhe çifti që u zgjodh për dasmën e mbajtur brenda shtëpisë, ku nuk mungoi një puthje në buzë.

Por hyrja e vajzave të reja ka shkaktuar dhe xhelozi.

Sot Beniada u bë xheloze që Arditi po qeshte e po rrinte me Beatrixin ndërkohë që banorëve të tjerë u tha se po bënte lojë.

“Ik te Beatriksi ik, një e dy ngele tu e pa, ik te ajo ik se sa erdhi ajo u gjallërove, e kape, e puthe, ik tani…”, i tha Beniada Arditit.

Megjithatë kur po qëndronte veçmas me Arditin, modelja i tha se e nisi si lojë, por sërish nuk i vjen mirë kur e sheh me dikë tjetër.

“Po u tallja, por një çik ato gjërat që thashë i mendoj”, i tha Beniada.

Loading...