Beniada bën deklaratën e sikletshme për konkurrentin e ri: ‘M’u thye gota kur pashë…’

Claudio, sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” tërhoqi vëmendjen e banorëve, sidomos vajzave për pamjen e tij fizike.
Konkurrentet vazhdimisht kanë folur për fizikun e tij të formuar, ndërsa më shumë afrimitet sërfisti ka krijuar me Antonelën. Me veprimet e tij, ai ka treguar që e pëlqen, por Antonela nga ana tjetër thotë se “nuk më ngjit, nuk është tipi im”.

Në spektaklin e sotëm, Beniada tregoi një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në shtëpi.

“Isha duke larë enët dhe aty u afrua Claudio pa bluzë, duke treguar abdomialet. Më ra gota nga dora, u thye”, tha modelja, rrëfim ky që shkaktoi të qeshura në publik.

Loading...