Beniada lë pa fjalë Ilir Shaqirin, e lëpin në mes të banorëve/ Si reagoi balerini?

“Big Brother Vip” është kthyer në “show-in” më të ndjekur nga publiku shqiptar. Prova e javës për banorët është që të mbajnë veshur një triko të bërë enkas për dy persona. Secili prej tyre zgjodhi rastësisht partnerin/eren që do të kenë në krah, duke u ndarë dyshe-dyshe.
Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani ishin një prej çifteve të krijuara, ku mbrëmjen e djeshme teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë së bashku me Granitin, Arditin, Fifin dhe me Sabianin, Beniada bëri një veprim të papritur.

“Na çmene me këtë italishten mu në vrimë të veshit!”, i tha Iliri Beniadës në një moment kur ajo nuk po dinte se si të shprehej në shqip për shenjat e horoskopit.

Në këtë moment bukuroshja bionde u kthye nga ai me fytyrë, duke i dhuruar një puthje në faqe balerinit dhe jo vetëm, pasi Bendiada e lëpiu në faqe Ilirin, një veprim ky i cili shkaktoi shumë të qeshura mes banorëve në shtëpi.

Pas kësaj skene Iliri “ u shtang” por më pas nisi të bënte shaka duke kënduar: “O moj bluzë, o moj bluzë! Ç’na bëre?! Kur s’ke nga ja mban!”.

Loading...