Beniada nuk ndalet me femrat, puth në buzë edhe Fifin

Fifi duket se po e ndjen mungesën e një mashkulli në jetën e saj, sepse i kërkon vazhdimisht t’i sjellin një të tillë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë, këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë. Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve.

“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”,- tha Fifi.

Ndërkohë, e gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Donaldit, tek i cili ishte mbështetur Fifi. Ai tha “Zot i madh!”, duke nënkuptuar se për të, këto veprime janë jo normale.

Megjithatë, vajzat e kaluan me të qeshur dhe vazhduan bisedën me të tjerët përreth tyre.

Që në fillim të këtij formati, Fifi shprehu hapur pëlqimin që kishte për Granit Canën. Por pasi ish-konkurrenti i tha se e sheh vetëm si shoqe, ajo u tërhoq. Pas eliminimit të ish-futbollistit, duket se ajo “e ka gjetur ngushëllimin” tek Dj Dagz, të cilin e njeh edhe jashtë shtëpisë.

Dyshja janë parë duke u përqafuar dhe puthur, por kur Fifi u pyet nëse e zëvendësoi Granitin me Arbrin, ajo dha një përgjigje negativ, duke argumentuar se atë e ka vëlla.

Loading...