Në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë futur disa kafshë, për të cilat duhet që të kujdesen banorët.
E sigurisht që në mesin e tyre nuk mund të mungonin pulat, të cilat kanë hapur një bisedë mjaft interesante mes disa prej banorëve.
Teksa ndodhej e ulur me Arbërin dhe Eltonin në sallon, Beniada shprehet: “Pula nuk ka nevojë për gjelin për të bërë vezën, e bën vetë”. Kaq mjaftoi që banorët të diskutonin rreth kësaj.
Biseda:
Beniada: Jo, s’ka nevojë për gjelin për të bërë vezët, e bën vetë pa gjel.
Arbri: Duhet gjeli, apo jo? A duhet gjeli për të bërë vezë? Se na ka ngatërru.
Beniada: O Donald, për të bërë vezën a duhet gjeli? Apo nuk ka nevojë për gjelin?
Donaldi: Po pra, jemi çunat e shtëpisë, nuk ka nevojë për gjela.
Eltoni: Gjeli zakonisht që të bien klloçkë…
Beniada: Po gjeli çfarë bën atëherë?
Arbri: Gjeli është gjel, rri kot.
Beniada: Çfarë ndodh me pulën?
Donaldi: E ka thjesht për kënaqësi